Mirësevini në i Green
Partners

iGreen Partners (iGP), nëpërmjet shërbimit të konsulencës synon për të promovuar dhe zbatuar proçesin e tranzicionit të gjelbër, me qëllim që përfundimisht ta kthejë Shqipërinë në një lojtar lider në vendet e Ballkanit Perëndimor në këtë fushë dhe të shfrytëzojë një mundësi unike përsa i përket mbrojtjes mjedisore dhe qëndrueshmërisë, duke rritur besimin e publikut në ekonominë qarkulluese me përfshirjen e komuniteteve lokale.

img

Misioni Ynë

Bazohet në tre shtylla kryesore:

01.
Tranzicionit të gjelbër

Duke kontribuar në zhvillimin e kornizës ligjore, institucionale dhe planit te zbatimit që do të ndihmojë në futjen e elementëve të ekonomisë qarkulluese, si edhe rritjes së zgjidhjeve ekonomike me bazë natyrën në një zhvillim të qëndrueshëm të vendit.

02.
Mbrojta dhe qëndrueshmëria e mjedisit

Mbështetja e planifikimit dhe zhvillimit ekonomik mbi parimet ruajtjes dhe qëndrueshmërisë mjedisore duke kontribuar në studimin e elementët e burimet natyrore (biodiversiteti, pyjet, ujërat, etj.), vlerësuar ndikimin në mjedis të ndërhyrjeve, zhvilluar planet e menaxhimit e rehabilitimit, si edhe shmangjen e impakteve të zhvillimeve turistike në natyrë.

03.
Rritja e besimit të publikut

Përfshirja e mendimit të aktorëve të interesuar duke rritur pjesmarrjen dhe besimin e tyre në zhvillimin e qëndrueshëm por edhe mundësitë e ndikimit të vendimarrjes politike që reflekton drejtpërsëdrejti në rrijten e mirëqënies së tyre.

Partnerë dhe Bashkëpuntorë

Objektivat

01. Bashkëpunimi me institucionet dhe administratat për të nxitur zhvillimin e tranzicionit të gjelbër, gjithashtu duke kontribuar në vendosjen e udhëzuesve për vlerësimin e planeve të tyre.

02. Kontributi në rritjen e nivelit funksional të parimeve të mbrojtjes së mjedisit dhe zbatimin e tyre në planet e zhvillimit ekonomik të vendit.

03. Duke kërkuar në mënyrë aktive sinergji dhe përputhshmëri midis shfrytëzimit të burimeve natyrore dhe ndarjes së përfitimeve të komuniteteve lokale.

04. Promovimi i bashkëpunimit ndërmjet aktorëve të ndryshëm në ekonominë qarkulluese të sapo filluar në mënyrë që të përshpejtohet sa më shumë që të jetë e mundur arritja e objektivave rajonale.

05. Lehtësimi i diskutimit dhe dialogut social ndërmjet zhvilluesve të projekteve dhe palëve të interesuara të përfshira, të tilla si shoqatat mjedisore, autoritetet lokale dhe komunitetet.

06. Rritja e ndërgjegjësimit për përfitimet sociale e mjedisore që i sjell vendit tonë tranzicioni i gjelbër, gjithashtu nëpërmjet fushatave informuese ku përfshihen qytetarët dhe shkollat.

07. Puna në menaxhimin e projekteve përmes ndërtimit të kapaciteteve në institucionet qeveritare me theks tek autoritetet lokale.

08. Puna me sektorin e arsimit për të krijuar një program trajnimi për specialistët e kualifikuar që vijnë nga komunitetet që jetojnë në zonat ku mund të zbatohen bimët.

Data Science

Data is Everything

Business

Improve your business

Art & Design

Fun & Challenging

Lifestyle

New Skills, New You

Marketing

Improve your business

Finance

Fun & Challenging

Health & Fitness

Invest to Your Body

Music

Major or Minor

Academics

MHigh Education Level

Stafi Ynë

Administrator, Ekspert Biodiversiteti

Dr. Zamir Dedej

Zamir Dedej, i lindur më 4 gusht 1966 në Tiranë, është diplomuar në degën Biologji në Universitetin e Tiranës në vitin 1989, ka marrë gradën Master në vitin 1998 dhe Doktoraturën për ekologjinë detare në vitin 2006. Ka punuar në Institutin e Kërkimeve Biologjike (Akademia e Shkencave) si biolog detar deri në vitin 1998 për 9 vjet (me eksperienca studimi në Itali dhe Izrael), 9 vite të tjera (1998-2007) si Drejtor i Mbrojtjes së Natyrës në Ministrinë e Mjedisit, nga viti 2008-2014 ka drejtuar një OJF kombëtare e quajtur “Instituti i Mbrojtjes së Natyrës në Shqipëri” (INCA), nga shkurti 2015 emërohet si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të krijuara për herë të parë deri në Mars 2022, dhe për momentin është Administrator i kompanisë konsulente iGreen Partners (iGP) dhe punon si i ekspert i pavarur. Në pozicionet e tij të punës jashtë detyrës drejtuese ai mbulonte çështjen e mjedisit në përgjithësi, me theks të veçantë për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit, zonave të mbrojtura, ligatinave, si dhe menaxhimit të burimeve detare dhe ujore, duke qenë një nga ekspertët e kualifikuar kombëtarë në fushën e politikave mjedisore në vend dhe rajon. Së fundmi ai po punon në fushën e ekonominë qarkulluese dhe proçesin e tranzicionit të gjelbër.

Vjollca Diku

Eksperte Menaxhim Financash

Elson Salihaj

Ekspert GIS

Adrian Koçi

Ekspert Lokal

Ekspertët

Gjergji Simaku: Efiçencën e Energjisë dhe Energjinë e Rinovueshme

• Llazar Korra: Çështjet e Bujqësisë

• Rrezart Kapedani: EU Integration/Environmental Expert

• Eduart Cani: Ekonomia Qarkulluese/Menaxhim Mbetjesh

• Ledina Gjiknuri: Infrastrukturore Transporti/Energjitike

• Ines Leskaj: Çështjet Sociale (përfshirë dhe çështjet gjinore)

• Edlira Prendi: Komunikim dhe PR

Blog

Clean Rivers – Clean Seas (RIVERCLEAN) Shkollës Verore

Kompania “iGreen Partners” përfundoi me sukses facilitimin dhe menaxhimin e shkollës verore mbi mbetjet në mjedisin detar, me pjesmarrjen e 30 studenteve e specialisteve të rinj. Projekti u mbështet nga Milieukontakt Albania në kuadër të projektit “Clean Rivers – Clean Seas (RIVERCLEAN)” i financuar nga BE-ja. The company “iGreen Partners” successfully completed the facilitation and […]

Projekte

img

Jeni të interesuar për bashkëpunim?