Rreth Nesh

Administrator, Ekspert Biodiversiteti

Dr. Zamir Dedej

Zamir Dedej, i lindur më 4 gusht 1966 në Tiranë, është diplomuar në degën Biologji në Universitetin e Tiranës në vitin 1989, ka marrë gradën Master në vitin 1998 dhe Doktoraturën për ekologjinë detare në vitin 2006. Ka punuar në Institutin e Kërkimeve Biologjike (Akademia e Shkencave) si biolog detar deri në vitin 1998 për 9 vjet (me eksperienca studimi në Itali dhe Izrael), 9 vite të tjera (1998-2007) si Drejtor i Mbrojtjes së Natyrës në Ministrinë e Mjedisit, nga viti 2008-2014 ka drejtuar një OJF kombëtare e quajtur “Instituti i Mbrojtjes së Natyrës në Shqipëri” (INCA), nga shkurti 2015 emërohet si Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura të krijuara për herë të parë deri në Mars 2022, dhe për momentin është Administrator i kompanisë konsulente iGreen Partners (iGP) dhe punon si i ekspert i pavarur. Në pozicionet e tij të punës jashtë detyrës drejtuese ai mbulonte çështjen e mjedisit në përgjithësi, me theks të veçantë për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit, zonave të mbrojtura, ligatinave, si dhe menaxhimit të burimeve detare dhe ujore, duke qenë një nga ekspertët e kualifikuar kombëtarë në fushën e politikave mjedisore në vend dhe rajon. Së fundmi ai po punon në fushën e ekonominë qarkulluese dhe proçesin e tranzicionit të gjelbër.

Foto1 (1)
VJOLLCA
Vjollca Diku

Eksperte Menaxhim Financash

ARBENI
Elson Salihaj

Ekspert GIS

PEROSN2
Adrian Koçi

Ekspert Lokal

Ekspert për Efiçencën e Energjisë dhe Energjinë e Rinovueshme

Gjergji Simaku

Ekspert për efiçencën e energjisë dhe energjinë e rinovueshme Me një eksperiencë pune 40 vjeçare në fushën e energjisë. Në fillim ka shërbyer si pedagog në Fakultetin e Inxhinerisë dhe më vonë tek Universiteti Polis. Ka ushtruar aftësitë e tija si ekspert i lirë por edhe në biznes privat, dhe gjithashtu me detyra të rëndësishme në institucionet shtetërore. Ka drejtuar për tre vjet Agjencinë Kombëtare të Energjisë, Drejtor i Politikave dhe Strategjive të Zhvillimit të Industrisë dhe Energjisë në Ministrinë e Infrastrukturvs dhe Energjisë dhe së fundmi edhe në pozicionin e Zëvëndësministrit. Sot ai punon si një nga ekspert më të mirë në fushën e energjive me theks në atë të rinovueshme dhe effiçencës së energjisë.

Ekspert për çështjet e bujqësisë dhe të drejtat e pronësisë

Llazar Korra

I dipllomuar në Universitetin Bujqësor, ka pasur dy eksperienca studimesh ne USA ku ka marrë edhe gradën Master Shkencor. Për 7 vite ka shërbyer kryeagronom, pastaj si specialist në Kontrollin e Lartë të Shtetit dhe për dy vite si Zëvëndësministër i Bujqësisë. Më vonë si Drejtor i Drejtorisë së Politikave Bujqesore dhe pjesë e projektit të USAID për regjistrimin e pasurive të paluejshme dhe për 22 vite ka shërbyer pranë Delegacionit Europian në Tiranë si program manaxher në disa sektorë si ai i veterinarise, sigurise ushqimore dhe peshkimit (2000 – 2021), bujqesia dhe zhvillimi rural (2000-2014), mjedisi (2000-2009), zhvillimi rajonal dhe trashegimia kulturore (2006- 2010). Sot si ekspert i pavarur kontribon në projektet e bujqësisë, veterinarisë dhe sigurisë ushqimore.

Ekspert për ekonominë qarkulluese dhe menaxhimin e mbetjeve

Eduart Cani

Ka mbaruar studimet në Biologji (2000) dhe ka marrë gradën Master në fushën e Gjenetikës dhe Bioteknologji (2007). Për 18 vite (2000-2018) ka kontribuar si projekt manaxher dhe ekspert për gjetjen e fondeve dhe komunikimin pranë Qëndrës Rajonale të Mjedisit (REC). Ka shërbyer për dy vjet si koordinator kombëtar i programit të GIZ-it për tre basenet liqenor në Shqipëri dhe nga 2020 si konsulent në çështjet e menaxhimit të mbetjeve, menaxhimit të ujit, ndryshimeve klimatike, DRR, FRM, ndërtimit institucional, zhvillimit të projekteve, etj. Ka pasur eksperienca në organizimin e dëgjesave publike, organizimi i fushatave nga të fokusuara në shkallë të gjerë si për planifikimin dhe zhvillimin urban, etj. Ka udhëhequr proçesin kombëtar (me ministritë e linjës) të analizimit dhe përgatitjes së raporteve kombëtare për tema të ndryshme të qeverisjes mjedisore si p.sh. mbetjet urbane, ujërat dhe ujërat e përdorura, ndryshimet klimatike. Zotëron johuri mbi politikat qeveritare dhe lokale për çështjet mjedisore, pjesëmarrja në proçese dhe stimujt për aktorët dhe kompanitë.

Eksperte për infrastrukturën, transportin, energjitinë, VNM/VSM

Ledina Gjiknuri

E dipllomuar në Empire State College and New York College (Greqi) në 2004 për Marrëdhënie Ndërkombëtare ka kryer studimet për gradën Master në Administrim Biznesi në Institut Universitaire Kurt Bösch (Zvicër). Ka punuar deri në vitin 2020 në Ministrinë e Integrimit Europian dhe më vonë si eksperte. Me rreth 20 vjet eksperiencë pune ka përvojë profesionale dhe si konsulente, trajnere, vlerësues për programe/projekte të ndryshme, në fushat e politikave publike, zhvillimit lokal dhe rajonal, përfshirjes së palëve të interesuara dhe ngritjes së kapaciteteve institucionale si në nivel qendror, rajonal ashtu dhe lokal në kuadër të integrimit në BE; më konkretisht në fushën e zbatimit të Instrumentit para-anëtarësim (IPA) në planifikimin, programimin dhe hartimin e dokumenteve përkatëse; përvojë me një numër të madh projektesh infrastrukturore (transport, energji, infrastrukturë dixhitale dhe mjedis); përvojë me planifikimin dhe organizimin e konsultimeve formale të palëve të interesuara për Vlerësimit të Ndikimit në mjedi (VNM) dhe atij Strategjik (VSM) për projektet e infrastrukturës së energjisë, mjedisit dhe transportit; përvojë në përgatitjen e dokumenteve strategjike/ programuese, duke përfshirë analiza sociale dhe ekonomike për programet operacionale, strategjitë e zhvillimit rajonal, si dhe vlerësimet e ndikimit social (SIA); eksperiencë në bashkëpunimin dhe përfshirjen e OSHC-ve në hartimin e politikave, veçanërisht në kryerjen e proceseve të konsultimit për projektet e infrastrukturës. Ka njohuri të mira të funksionimit dhe përvojë praktike me administratën publike shqiptare duke ofruar trajnimeve/mentorimeve si në nivel qendror ashtu edhe në atë vendor.

Ekspert për Integrimin Europian dhe Mjedisin

Rrezart Kapedani

Ka mbaruar studimet në Biologji (2001) dhe ka marrë gradën Master në akuakulture (2005), duke punuar pranë projektit të peshkimit në fillim dhe pastaj si pjesë e Drejtorisë së Peshkimit në ministri (2001-2010). Për 8 vite të tjera (2010-2018) ka kontribuar si projekt manaxher dhe ekspert për biodiversitetin dhe shoqërinë civile pranë Qëndrës Rajonale të Mjedisit (REC). Më vonë ka punuar si ekspert pranë projektit organizatës ndërqeveritare CIHAM Bari, dhe së fundmi prej 3 vitesh si Zëvëndës Drejtues në projektin për integrimin Europian që mbështet ministrinë përgjegjëse për mjedisin. Ka filluar si ekspert peshkimi/biodiversiteti dhe i dedikuar më vonë në menaxhim projektesh dhe integrimin Europian, sot ka një eksperiencë dhe dedikim në punë që e bën një nga specialistët e veçantë të fushës.

Eksperte për çështjet sociale (përfshirë dhe çështjet gjinore)

Ines Leskaj:

Dipllomuar në degën “Punë Sociale” të Universitetin e Tiranës në 2003, ajo po kryen studime pas universitare në “Lidership dhe Menaxhim Karriere” në Universitetin Mesdhetar. Ka filluar punë si specialiste dhe pastaj drejtuese e Qëndrës psiko-sociale “Vatra” në Vlorë (2004-2006) dhe më vonë si specialiste/Kordinatore lokale e një projekti të USAID për trafikimin njerëzor (2006-2009). Më pas për dy vjet ka shërbyer si konsulente/trajnere, shkruese porjektesh dhe Koordinatore Projekti pranë Albanian National Training and Technical Assistance Resource Center (ANTTARC). Prej vitit 2011 drejton Rrjetin për Fuqizimin e Grave në Shqipëri, si një organizatë e pavarur jo fitim prurëse, që përmbledh 9 organizata të gruas në të gjithë vendin.

Eksperte komunikimi dhe PR

Edlira Prendi

Ka një karrierë mbi 18-vjecare në fushën e medias dhe komunikimit. Është shkolluar për Gazetari në Univeristetin e Tiranës dhe mban MsC në Marrëdhënie me Publikun dhe Master Profesional në Shkenca Politike. Angazhimi profesional nis në median e shkruar në vitin 2006 me gazetën Korrieri për tu pasuar më tej me median vizive në RTV Ora News dhe më tej në Televizionin Vizion Plus. Prej vitit 2013 e këtej, është e angazhuar në fushën e marrëdhënieve me publikun dhe komunikimin. Ajo ka ushtruar detyrën e këshilltarit të komunikimit në dy nga institucionet më të rëndësishme të shtetit (Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme 2013- 2019). Karriera e saj vijon me detyrën e këshilltarit pranë Autoritetit të Mediave Audiovizive, duke marrë njohuri mbi rregullimin dhe mbikqyrjen e mediave, sfidat dhe problemet me të cilat përballet media. Aktualisht është e angazhuar pranë Fakultetit të Mbrojtjes dhe Sigurisë në Akademinë e Forcave të Armatosura si Pedagoge Komunikimi, si edhe punon si eksperte e lirë në Komunikimet Strategjike (hartimin e strategjive PR, zbatimin dhe monitorimin e tyre, ideimin dhe menaxhimi i fushatave të komunikimit në rrjetet sociale, video dhe dokumentarë promovues, video dhe materiale promovues) dhe Menaxhimin e Projekteve.

Shërbimet Tona

• Zbatimi i “Marrëveshjes së Gjelbër” të Bashkimit Evropian dhe zhvillimi i tij në rajon;

• Studime mbi mjedisin dhe standardizimin e bazës së të dhënave;

• Raporti i “Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis” (VNM);

• Hartimi dhe zbatimi i planeve te menaxhmit e planeve tyre të veprimit veçanërisht por jo vetëm për zonat e mbrojtura, pyjet, kullotat, dukuritë ekstreme të natyrës, etj.;

• Zhvillimi i planeve të rehabilitimit dhe vlerësimit;

• Studimet lidhur me ujin dhe përdorimin e energjisë së rinovueshme;

• Menaxhimi i natyrës dhe resurseve mjedisore dhe ekonomia qarkulluese;

• Vlerësimi i pronave të paluajtshme në pyje, kullota, tokë bujqësore, etj.;

• Edukimi mjedisor;

• Modelimi i peizazhit, fotogrametria, modelimi 3D, bathimetria;

• Studim për turizmin dhe menaxhimin e zonave turistike;

• Menaxhimi dhe ngritja e kapaciteteve për zbatimin e projekteve të BE-së.

Partnerë dhe Bashkëpuntorë

Në Shkurt 2023, iGP ka nëshkruar një kontratë partneriteti me kompaninë gjermane GFA Consulting Group, një nga kompanitë gjermane më të mëdha, me të cilën do të bashkëpunojë për rritjen e pranisë së saj në rajon nëpërmjet zyrave të tyre në Tiranë dhe zbatimit të projekteve. Fushat e bashkepunimit janë mjedisi, energjia, bujqësia, ujërat dhe ujërat e përdorur, mbetjet, ekonomia qarkulluese, shëndetësia, etj. Kjo bën të mundur qendrueshmërinë dhe rritjen e vazhdueshme të shërbimeve që ne ofrojmë.

Në Maj 2023 kompania iGP dhe Universiteti Bujqësor kanë firmosur një Marrëveshje Bashkëpunimi për fushat me interes të përbashkët, në dhënien e konsulencës dhe pjesmarrje në aktivitete të përbashkëta. Kjo do të gjej zbatim si në hartimin e projekteve të përbashkëta por edhe me mundësinë e angazhimit/punësimit të stafeve reciproke në projekte.

img

Jeni të interesuar për bashkëpunim?